Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për një tjetër denoncim kundër portit të ri të Durrësit.
Berisha tha ky projekt gjer sot është afera korruptive “më gjigante në Europë”. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kompaninë private se po përvetësojnë mbi 1 milion metër katror truall për ndërtime.
“Në shekuj dhe mijëvjeçare Porti i Durësit i ka dhënë Shqipërisë, rolin më të rëndësishëm dhe strategjik në rajon, përcakton nga Komisioni i Transportit të BE, së bashku me Portin e Tivarit, si njërin nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire.
Edi Rama, pa asnjë konsultë paraprake, me qytetarët e Durrsit, me grupe interesi dhe asnjeri tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, po e shndërron portin e Durërsit në Dubain e familjes së tij.
Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante në Europë.
Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv, antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me rreth 3 miliardë euro.
Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorozimin e Shqipërisë dhe rolit të saj strategjik në transportin e BE dhe NATO, Edi Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij, investime prej 2 miliardë eurosh në marinën turistike.
Njeriu që ka marrë përsipër këtë investim, parashikonte një investim prej 4 miliardë eurosh në Serbi, dhe përfundoi me një investim prej 20 milionë eurosh.
Dëmi është i pallogaritshëm sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjobiten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.”– tha Berisha.
Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama të heqë dorë nga ky projekt, po ashtu të njëjtën thirrje i drejtoi edhe pronarit të kompanisë private nga Dubai. Berisha kërkoi gjithashtu nisjen e hetimeve edhe nga BE.
“I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbehet port strategjik i rajonit dhe BE-së.”- tha Berisha.