Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka deklaruar pak çaste më parë se nuk e ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban duke sqaruar pozicionin e tij pas lajmeve që qarkulluan në media se ishte dorëhequr.
Në një deklaratë për Report Tv ai ka pohuar se nuk e ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka ndërmend ta japë.
“Nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen nga posti që mbaj prej muajit tetor të vitit të shkuar.” – tha Nano
Nano u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë më 6 tetor 2021 duke zëvendësuar në këtë pozicion Ardi Veliun i cili u emërua më vonë zv. ministër i Infrastrukturës.