Vendosni fjalën kyçe....

Ylli i Barcelonës ‘rrihet e grabitet’ brenda shtëpisë


Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang u shënjestrua në një grabitje të tmerrshme të armatosur në shtëpinë e tij në qytetin spanjoll në orët e para të mëngjesit të së hënës, sipas mediave vendase.

El Pais raporton se të paktën katër burra hynë në kopshtin e yllit të futbollit në kompleksin e tij në rajonin Castelldefels dhe e kërcënuan atë me armë zjarri dhe shufra hekuri.

Duke cituar policinë, gazeta thotë se Aubameyang ishte ‘rrahur’ përpara gruas së tij, Alysha Behague, përpara se banditë të arratiseshin me bizhuteri pasi kishin hapur një kasafortë. Banda thuhet se është arratisur me një Audi A3 të bardhë.

Nuk u raportua menjëherë nëse dy fëmijët e Aubameyang dhe Behague, të moshës 11 dhe 6 vjeç, ishin në shtëpi në kohën e ngjarjes.

Sulmuesi gabonez me origjinë franceze iu bashkua klubit katalanas nga Arsenali në janar, por tashmë pritet të kthehet në Angli te Chelsea.

Aubameyang është lojtari i fundit i Barçës që është vënë në shënjestër të kriminelëve.

Sulmuesi Lewandowski ishte viktimë e një grabitjeje të pacipë në terrenin stërvitor të klubit në fillim të këtij muaji, kur hajdutët thuhet se ia rrëmbyen orën prej 70,000 eurosh (6,500 dollarë) kur ai u ndal për të nënshkruar autografe.