Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Faruk Fatih Özer, reagon Çuçi: Dëshmi e efikasitetit gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare


Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me arrestimin e biznesmenit turk të arrestuar në Shqipëri Faruk Fatih Özer.

Ai thotë se kjo është një dëshmi e rritjes së efikasitetit të policisë shqiptare dhe përgëzon oficerët që morën pjesë në arrestimin e shumëtëkërkuarit turk.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”- shkruan ministri.

28-vjeçari i shumëkërkuar turk Faruk Fatih Özer i cili akuzohej për mashtrim me kriptomonedhat u arrestua këtë të martë në jug të vendit.

I riu fshihej në Shqipëri prej shumë kohësh dhe madje Turqia kërkoi vitin e kaluar ekstradimin e tij. Bashkë me të është arrestuar edhe një person tjetër që e shoqëronte.