Është arrestuar Arsen Muskurti i cili akuzohet se vrau të vëllanë dhe kunatën në Tiranë.
Ai është kapur duke u larguar drejt Dibrës ndërsa pas ndalimit ka pohuar se pistoletën e ka hedhur në një kosh mbeturinash.
Muskurti po largohej drejt Dibrës nëpërmjet Rrugës së Arbrit ndërsa në çastin e ndalimit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, djali i tij dhe një avokat.
Arsen Muskurti dhe i vëllai jetonin në zonën e Alliasit në Tiranë ku i kishin banesat pranë njëra-tjetrës.
Vrasja e dyfishtë ndodhi në një biznes në rrugën ‘Islam Alla’ që administrohej nga viktimat. Dyshohet se shkak i përplasjes mes vëllezërve Muskurti ka qenë një konflikt i hershëm për pronën.