Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas analizës së fondacionit “Rockefeller Brothers” kundër “Ballkanit të Hapur”.
Lidhur me këtë projekt, Meta shprehet se çdo nismë jotransparente dhe përçarëse sjell vetëm efekte negative.
Ish-presidenti e vë theksin tek procesi i Berlinit, për të cilin thotë se duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit.
“Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.
Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane.”- shkruan Meta.
Sipas analizës së Fondacionit “Rockefeller Brothers” minoi qëllimin për Tregun e Përbashkët Rajonal që u prezantua nga nisma e Berlinit.