Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO liron nga burgu ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin


Lirohet nga burgu ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila pranoi kërkesën e avokatit të tij për lirimin për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.

Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar. Ai akuzohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 vit burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Çështja ndaj tij do të zhvillohet në apel, ku Gëllçi kërkon pafajësinë.