Inflacioni në Belgjikë arriti në 9.94% në gusht, më i larti që nga marsi 1976, treguan të martën të dhënat zyrtare.
Shifra u rrit nga 9.62% në korrik, tha Statbel, zyra statistikore belge.
Në vijim të trendit europian, shkaktari kryesor i inflacionit të lartë ishin çmimet e energjisë.
“Energjia aktualisht ka një normë inflacioni prej 49,81% dhe përbën 4,43 pikë përqindjeje të inflacionit total”, nënvizohet ai.
Çmimet e ushqimeve gjithashtu janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit, me inflacionin e produkteve ushqimore (përfshirë pijet alkoolike) në 9.71% këtë muaj. Kjo kontribuoi në 1.92 pikë përqindjeje në normën aktuale të inflacionit.
Ndërkohë, inflacioni bazë, i cili nuk merr parasysh evoluimet e çmimeve të produkteve energjetike dhe ushqimeve të papërpunuara, qëndron në 5.74% në gusht, krahasuar me 5.49% në korrik.
Indeksi i çmimeve të konsumit këtë muaj u rrit me 0.81% në muaj.