Vendosni fjalën kyçe....

Largohet i qetë në këmbë pasi vrau të vëllanë e kunatën, del videoja e autorit të krimit të dyfishtë


Ka dalë videoja e vrasjes së dyfishtë të Dritan e Nora Muskurtit brenda dyqanit të tyre në rrugën ‘Islam Alla’, krim i kryer nga vëllai i Dritanit, Arsen Muskurti.

Siç duket nga pamjet në video, autori afrohet te dera e dyqanit dhe futet brenda. Rreth dy minuta më pas ai largohet qetësisht dalëngadalë nga dyqani.

Arsen (Hamza) Muskurti është arrestuar në rrugën 5 maji teksa dyshohej se po arratisej drejt Dibrës përmes Rrugës së Arbrit. Në çastin e ndalimit ai ka qenë bashkë me bashkëshorten, djalin e tij dhe një avokat.

Autori ka deklaruar se e ka hedhur pistoletën me të cilën kreu krimin ne një kosh. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në dyqanin që administrohej nga i vëllai dhe bashkëshortja e tij.

Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një konflikt i hershëm mes autorit e të vëllait për pronat.

Video Credit: Shqiptarja