Vendosni fjalën kyçe....

Me pistoletë në dorë, del fotoja e personit që akuzohet se vrau të vëllanë dhe kunatën


Ka dalë fotoja e Arsen Muskurtit, i cili akuzohet se vrau të vëllainë Dritan Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit Nora Muskurti.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16 e 45 brenda një agjencie turistike në rrugën ‘Islam Alla’ në Tiranë që administrohej nga çifti.

Arsen Muskurti duket me armë në dorë, pak çaste para kryerjes së krimit për të cilin akuzohet ndërsa është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes e po kërkohet nga policia.

Dyshohet se shkak i përplasjes është një konflikt i hershëm për pronën.

Krimi i rëndë në familje ndodhi një ditë pas tij në Lezhë ku Besnik Pjetri vrau me armë ish-vjehrrin Pjetër Përjaku e ish-kunatin Gent Përjaku.