Vendosni fjalën kyçe....

Miqtë hapën llogari në GoFundMe për të ndihmuar blogeren ruse të arrestuar në Shqipëri, njoftojnë bllokimin e saj


Miqtë e blogeres ruse Sveetlana Timofoeva, arrestuar pas incidentit në uzinën e Gramshit kanë njoftuar bllokimin e përkohshëm të fushatës së mbledhjes së fondeve në Gofundme, e hapur para pak ditësh për të mbledhur të ardhura që do shkonin për të ndihmuar procesin gjyqësor ndaj në Shqipëri.

Ata shkruajnë në faqen Lanasator në Instagram se Gofundme dyshon se Timofoeva është nën sanksione personale nga Departamenti i Thesarit në SHBA ose se paratë synohen të përdoren në territorin e sanksionuar nga SHBA-ja.

Më tej ata shkruajnë se kanë ofruar gjithë dokumentacionin e duhur për të faktuar se Timofoeva nuk është në listën e sanksioneve nga SHBA-ja dhe se paratë do përdoren për të paguar avokatin e saj.

Në fund miqtë e blogeres ruse bëjnë me dije se nëse Gofundme nuk e zhbllokon fushatën, të gjithë ata që kanë kontribuuar me shuma të ndryshme, do i marrin ato mbrapsht.

“PROBLEME ME GOFUNDME / ПРОБЛЕМЫ С GOFUNDME

GoFundMe çaktivizoi përkohësisht faqen e dhurimit të Lanës sepse shërbimi dyshon se Lana është nën sanksione personale të vendosura nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së ose paratë synohen të përdoren në territorin e sanksionuar nga SHBA. Ne kemi ofruar tashmë dokumente të Gofundme që vërtetojnë se Svetlana nuk është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së (OFAC) dhe paratë janë mbledhur për të paguar avokatin e saj shqiptar (Avokatia ndodhet dhe e regjistruar në Tiranë, Shqipëri, Avokati i saj është shtetas shqiptar, anëtar i Dhomës së Avokatisë Elbasan). Shpresojmë që çështja të zgjidhet së shpejti. Ne do t’ju mbajmë të informuar për zhvillimin e kësaj situate. Nëse arsyet tona nuk e bindin administratën e GoFundMe, të gjithë donatorët thjesht do t’i marrin paratë brenda 50 ditësh.”­ – shkruajnë ata.