Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, dorëhiqet drejtori i Policisë së Kosovës


Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Njoftimin e ka bërë ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i cili sqaron se vendimi ka ardhur pas rastit të përdhunimit të vajzës 11-vjeçare në Prishtinë.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.” – ka shkruar Sveçla.

Ngjarja tejet e rëndë ndodhi në Prishtinë mbrëmjen e së shtunës ku pesë persona përdhunuan për disa orë e disa herë vajzën e mitur. Për rastin policia e Kosovës ka arrestuar katër persona mes të cilëve është edhe një djalë i mitur.