Një burrë që lëshoi gazra në fytyrën e një oficeri policie është dënuar me 34 muaj burg.
Matthew Hapgood u akuzua për vjedhjen e një dyqani më 21 mars, por gjatë arrestimit ai i fryu oficerit në fytyrë.
41-vjeçari kishte vjedhur birrë dhe produkte të tjera në një supermarket Tesco.
Kur policia e kapi Hapgood, ai ‘hodhi erën në fytyrë oficerit gjatë arrestimit’, tha gjykatësi. Hapgood u deklarua fajtor për grabitje, vjedhje dyqanesh, posedim të një thike në Gjykatën e Oksfordit.
Burri u tha gjykatave se fryrja e erës nga goja e tij ishte thjesht një ‘proces biologjik’.