Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën”- Tedi Blushi: Qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të krimit e korrupsionit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në një deklaratë për mediet, lidhur me renditjen e Shqipërisë si vendi i parë në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën sipas raportit të “World Prison Population”.

“Ky tregues kaq kritik është prova më e qartë se në Shqipëri në vend që të hapen vende pune, shtohen personat në burgjet.

Në vend që Shqipëria të kthehet në vendin e shpresës, është kthyer në një burg të madh.

Shkaku kryesor dhe i pakundërshtueshëm i kësaj situate është vetëm varfëria, humbja e shpresës për shkak se vendi qeveriset nga një Qeveri hajdute që grabit miliarda me inceneratorët, koncensione, tendera e që praktikisht vjedh në çdo gjë.”- tha Blushi.

Sipas tij, qeveria po i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave.

Blushi thotë se vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët.

Deklarata e plotë e Blushit

Në dhjetë vite në pushtet Qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar e Edi Ramës e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në rajon dhe në Europë për:

  1. Nivelin më të lartë të varfërisë.
  2. Nivelin më lartë të korrupsionit.
  3. Për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE
  4. Nivelit më të lartë të kriminalitetit dhe trafiqeve
  5. Për dhunimin e lirisë së medias.

Por një tjetër rekord i zi, tepër tronditës dhe i paimagjinueshëm është që Shqipëria radhitet e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën.

Lajmi bëhet i ditur nga organizata prestigjioze “Ëorld Prison Population” edicioni i 13, e cila e radhit Shqipërinë me 179 pikë, ndërkohë që të gjithë vendet e rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse dhe konkretisht:

 Mali i Zi me 139 pikë

Maqedoni e Veriut me 103 pikë

Kosova me 93 pikë

Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë. 

Ky tregues kaq kritik është prova më e qartë se në Shqipëri në vend që të hapen vende pune, shtohen personat në burgjet.

Në vend që Shqipëria të kthehet në vendin e shpresës, është kthyer në një burg të madh.

Shkaku kryesor dhe i pakundërshtueshëm i kësaj situate është vetëm varfëria, humbja e shpresës për shkak se vendi qeveriset nga një Qeveri hajdute që grabit miliarda me inceneratorët, koncensione, tendera e që praktikisht vjedh në çdo gjë.

Ky fakt provon se në Shqipëri, me Qeverinë e Edi Ramës rritet vetëm varfëria dhe burgosja.

Në vendin me kriminalitetin më të lartë në rajon, Qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.

Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë vendimtar!