Vendosni fjalën kyçe....

Shtrohet në spitalin e burgut rusja e kapur pas incidentit në uzinën e Gramshit


Rusja e arrestuar pas incidentit në uzinën ushtarake të Gramshit Sveetlana Timofoeva është shtruar në spitalin e burgut.

33-vjeçarja është ankuar nga probleme shëndetësore e ka kërkuar të qëndrojë në spital. Ajo po ruhet nga policia e burgjeve, shkruan BW.

Timofoeva u arrestua bashkë me rusin tjetër, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një shtetas ukrainas me 22 gusht.

Ata u kapën pasi sulmuan dy ushtarë shqiptarë të uzinës së Gramshit, duke i spërkatur këta të fundit me një llak që dyshohet se ishte neuroparalizues.

Treshja ka dala para gjykatës para pak ditësh që u ka caktuar masën arrest në burg ndërsa prokuroria i akuzon për spiunazh.

Tre të huajt e arrestuar kanë deklaruar se janë blogerë dhe vizitojnë uzinat e braktisura në vendet e Europës lindore duke i hedhur fotot në rrjetet sociale.

Ata kanë qenë në Shqipëri edhe një vit më parë dhe kanë hedhur fotot e bëra në vende të ndryshme, mes të cilëve edhe disa reparte ushtarake të braktisura.

Ndërkohë një ditë më parë miqtë e Timofoeva-s kanë hapur një llogari në Gofundme ku bëjnë thirrje për të ardhura për të ndihmuar 33-vjeçaren në procesin gjyqësor në Shqipëri.