Vendosni fjalën kyçe....

Spikerja amerikane i jep fund jetës, familja dhe kolegët të tronditur: Ajo dukej personi më i lumtur


Një spikere e lajmeve të mëngjesit në Wisconsin ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur të shtunën në moshën 27-vjeçare dhe mediet amerikane raportojnë se ajo është vetëvrarë.

Lajmi për vdekjen e spikeres së WAOW, Neena Pacholke, la familjen dhe kolegët e saj të tronditur.

“Neena Pacholke, spikerja jonë e dashur e mëngjesit ndërroi jetë papritmas të shtunën.”- tha televizioni ku Pacholke punonte në një deklaratë. “I gjithë ekipi këtu në News 9 është absolutisht i shkatërruar nga humbja siç e dimë se janë edhe shumë të tjerë.”

Pacholke, e cila u rrit në Tampa dhe luajti basketboll për Universitetin e Floridës Jugore, ishte e fejuar. Motra e saj e madhe Kaitlynn Pacholke tha për mediet se Neena kishte qenë gjithmonë e qeshur.

“Ajo ishte si një top i vogël dielli dhe buzëqeshja e saj ishte masive. Motra ime ishte deri tani personi më i lumtur që mendoja se njihja.”- tregon ajo sipas NYP.

Por mesa duket pas buzëqeshjes së saj fshihej diçka tjetër që familjarët, miqtë e kolegët e saj nuk e dinin.

“Ndonjëherë thjesht nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit, pavarësisht se sa mendoni se e njihni dikë. … Motra ime kishte akses në çdo burim që mund të imagjinonit.”– tha Kaitlyn Pacholke për Tampa Bay Times. “Ajo ishte e dashur nga të gjithë. Ajo ishte shumë e mirë në punën e saj.”

Pacholke iu bashkua stacionit të lajmeve si gazetare multimediale në maj të vitit 2017 dhe u promovua si spikere në shkurt 2019, sipas faqes së saj të internetit.