Forcat ruse kanë bombarduar këtë të martë qendrën e Kharkivit, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë, sipas raporteve paraprake.
Të paktën kështu tha kreu i Administratës Ushtarake Rajonale Oleh Syniehubov.
“Si rezultat i bombardimeve të pjesës qendrore të Kharkiv, të paktën katër persona vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën. Informacioni është duke u verifikuar.”– shkroi fillimisht Syniehubov sipas Ukrinform. Por më pas u bë e ditur se numri i viktimave kishte shkuar në 5 dhe i të plagosurve ishte 7.
Në postimin e tij të mëparshëm, zyrtari gjithashtu u kërkoi banorëve vendas të qëndrojnë në strehimore.
Kryebashkiaku Ihor Terekhov thotë se të paktën tetë goditje u raportuan jashtë ndërtesave të banimit dhe zonave rekreative në të gjithë qytetin.
“Deri më tani jemi në dijeni të zjarrit që shpërtheu në një nga pikat e preferuara të rekreacionit për banorët e Kharkivit.”– tha kryebashkiaku.