Ambasadori amerikan në Serbi Christoher Hill, nisma e Ballkanit të Hapur është një mjet efektiv për t’i bashkuar shtetet e jo për t’i ndarë ato. Ai i është përgjigjur një pyetjeje në Tëitter duke thënë se ai dhe SHBA-ja e mbështesin këtë nismë.
“Ka të bëjë për vendet e Ballkanit që kërkojnë mënyra për të bashkëpunuar më mirë. Mendoj se është një mjet shumë efektiv që vendet të përdorin kufijtë për t’i bashkuar, jo për t’i ndarë, kështu që qeveria e SHBA-së dhe unë e mbështesim këtë.” – ka thënë Hill.
Diplomati amerikan ka shtuar më tej se e ardhmja e vendeve të Ballkanit perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe Ballkani i Hapur do e ndihmojë BE-në të gjejë zgjidhje e jo probleme.
Hill ka shtuar se nisma për Ballkanin e Hapur ka ardhur nga vete vendet anëtare dhe nuk është imponuar nga shtete të tjera të huaja.
Për të njëjtën çështje një ditë më parë është shprehur edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka theksuar se mjeti i vetëm kundër krizës së ardhshme ekonomike në Ballkanin Perëndimor është integrimi ekonomik i rajonit e në këtë drejtim ai ka pohuar se mbështet çdo nismë të kësaj natyre, përfshirë edhe Ballkanin e Hapur.
“Nuk kemi nevojë për një strategji të re integrimi. Duhet të investojmë dy herë më shumë energji në zbatimin e strategjisë që kemi tani.” – tha Escobar pak ditë më parë në panelin e Forumit Strategjik të BLED në Slloveni.
Deklarata e Hill vjen dy ditë pas një shkrimi të drejtorit të parë të Fondacionit Soros në Shqipëri, Fron Nahzi. Në shkrim ai e paraqiste Ballkanit të Hapur si një nismë që i shërbente interesave të Serbisë ndërsa godiste kryeministrin e Shqipërisë Rama si një shërbëtor të presidentit serb Vuçiç.
Megjithatë në një shkrim të para disa muajve, Fron Nahzi mbante një qëndrim krejt të kundërt me atë të para dy ditëve duke e mbështetur Ballkanin e Hapur si një mjet që do sillte stabilitet në rajon.
Qy qëndrimet diamtetralisht të kundërta të Fron Nahzit, i cili është mesazheri i Fondacionit Soros kanë të bëjnë me ngjarjet e fundit. Sulmi i Rusisë në Ukrainë konfirmoi se presidenti serb Vuçiç nuk është aset perëndimor, po ka ruajtur marrëdhëniet strategjike me Rusinë dhe presidentin e saj Putin.
Fondacioni Soros, i cili ka dalë garant për ta tërhequr Vuçiçin në lojë, është ekspozuar para një përgjegjësie të madhe dhe dështimit kolosal lidhur me këtë çështje.