Vendosni fjalën kyçe....

Bledi Çuçi: Nuk kemi shkarkuar drejtorin e SHISH-it, por kemi emëruar nëndrejtorin e ri


Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se ndryshime janë bërë në radhët drejtuese të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Çuçi tha se është emëruar nëndrejtori i ri, Oljan Kanushi.

Sipas tij, është bërë plotësimi i një vakance që sipas tij kishte mbetur prej kohësh peng i një konflikti me institucionin e Presidentit.

“Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH-it, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH-it Oljan Kanushi. Është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të kontradiktave dhe konfliktit të lindur mes presidentit dhe SHISH-it me një vakancë që u plotësua sot me Oljan Kanushin.”– tha Çuçi.

Në nisje të fjalës së tij, ai njoftoi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanos.