Vendosni fjalën kyçe....

“Doni të luftoni qeverinë, ju duhen avionë luftarakë F15” – Biden mesazh kundërshtarëve (Video)


Në një fjalim për kontrollin e armëve, presidenti Joe Biden talli ‘amerikanët e guximshëm të krahut të djathtë’, duke u thënë atyre se nëse duan të mbrohen kundër qeverisë, ‘do të kenë nevojë për  avion luftarakë F-15’.

Duke folur me mbështetësit në Pensilvani, Biden premtoi të ndalojë ‘armët e sulmit’, një term i keqpërcaktuar që demokratët në Kongres pretendojnë se mbulon shumicën e pushkëve gjysmë automatike dhe pistoletave të shitura në SHBA.

Duke iu drejtuar kritikëve të ndalimit të armëve, Biden u tall me argumentin se armët e tyre të zjarrit shërbejnë si linja e fundit e mbrojtjes kundër tejkalimeve të qeverisë.

“Dhe për ata amerikanë të guximshëm, të krahut të djathtë që thonë se gjithçka ka të bëjë me mbajtjen e Amerikës të pavarur dhe të sigurt: Nëse doni të luftoni kundër një vendi, ju duhet një avion F-15.” – tha Biden.

Republikanët u përgjigjën me zemërim.

“Fakti që Joe Biden po bën shaka rastësisht për përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj qytetarëve të Shteteve të Bashkuara është argumenti më i fortë për të kundërshtuar çdo kontroll të armëve.” – shkroi në Twitter avokati Matthew Kolken.

“Pra, ‘Amerika më e sigurt’ do të thotë një qeveri që kërcënon qytetarët e saj me F-15.” – tha gazetarja Margot Cleveland.

Të tjerë vunë në dukje se, pavarësisht avantazhit masiv të ushtrisë amerikane në fuqinë e zjarrit dhe dhjetëra miliarda dollarëve që shpenzoi për pajisjen e ushtrisë afgane, talebanët arritën të kapnin kontrollin e Afganistanit vitin e kaluar me disa automatikë e eksplozivë.

Fjalët e Biden u bënë jehonë atyre të kongresmenit Eric Swalwell (Demokrat-Kaliforni), i cili në vitin 2018 paralajmëroi kundërshtarët për skemën e tij të propozuar të detyrueshme të blerjes së armëve se çdo ‘luftë’ midis pronarëve të armëve dhe qeverisë ‘do ishte një luftë e shkurtër’, pasi ‘qeveria ka bërthamore’.