Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, është shprehur pro formalizimit të basteve sportive.
Në dëgjesën e sotme me kryeministrin Edi Rama, ai u shpreh se duhen lejuar vetëm bastet sportive dhe jo sallat e minikazinotë.
“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP dhe Autoritetin Mbikqyrës të Lojërave të Fatit janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit.
Problemi është se kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi ndërkombëtar në këtë drejtim është i pamundur.
Nikur nga sa më sipër, sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe nga fakti se në vendet e tjera, kjo veprimtari është e ligjshme.
Mendojmë që formalizimi i sallave të lojërave fatit, minikazinove nuk duhen lejuar edhe si një faktor i nxitjes së kriminalitetit në përgjithësi dhe i kriminalitetit tek të rinjtë në veçanti.”– u shpreh Vocaj.