Pas më shumë se 1 viti, mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti do të rikthehet të ushtrojë profesionin e tij.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila vendosi që pas një viti e tre muaj i pezulluar, mjeku Prifti të riushtrojë profesionin e kardiokirurgut nëse e pranon administrata spitalit.
Ndërkohë hetimet ndaj tij vazhdojnë nga SPAK.
Mjeku Edvin Prifti u vu nën hetim për korrupsion e pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pasi emri i tij doli në përgjimet mbi një rast korrupsioni në Gjykatën e Krujës, ku në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Kryesekretarja e këtij institucioni Manuela Mallkuçi fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga, por u lirua sërish nga gjykata.