Vendosni fjalën kyçe....

KESH thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë: Fikni dy llamba katër orë në ditë


KESH-i (Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë) u ka bërë thirrje qyterarëve që të kursejnë energjinë elektrike.

Në një mesazh në rrjetet sociale KESH u thotë qytetarëve që të fikin dy llamba për katër çdo ditë e kjo do çojë në 58 kilovat/orë të kursyera në vit e 64- lekë më pak në faturë.

Në një përllogaritje komnbëtare KESH thotë se nëse kjo gjë bëhet nga çdo familje atëherë do kursehen rreth 39 milionë lekë të reja në vit ndërsa do kursehen nga importi 307 milionë lekë të reja.

“Kursejmë energjinë që ta kemi!

Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 këh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj. Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MËh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.”