Vendosni fjalën kyçe....

Profil – Kush është Oljan Kanushi, nëndrejtori i ri i SHISH-it


Oljan Kanushi është emëruar nëndrejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Emërimi i tij është bërë një javë më parë por u njoftua sot nga ministri i Brendshëm, Çuçi.

Sipas këtij të fundit, emërimi i tij ka të bëjë me plotësimin e një vendi bosh për shkak të një përplasjeje mes institucionit të Presidentit e SHISH-it.

Kush është nëndrejtori i ri i shërbimit të inteligjencës. Më poshtë është një profil i shkurtëri edukimit dhe detyrave në administratë që ka mbajtur Oljan Kanushi.

Oljan Kanushi është diplomuar e ka kryer studime pasuniversitare në fushat e sigurisë e ekonomisë.

Ai ka një diplomë Bachelor në Ekonomi të marrë në Universitetin ‘Aristotel’ në Selanik, ndërsa ka kryer studime pasuniversitare në Universitetin e Tiranës  si dhe ka një master në Studime Globale të marrë në Goteborg, Suedi.

Nëndrejtori i ri i SHISH-it ka gjithashtu një diplomë nga Kolegji i Evropës në Brugge, Belgjikë, një nga Universiteti i Shkencave Politike në Paris, Francë si dhe ka kryer dy kurse në Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard.

Ndër kualifikimet e tjera të Kanushit mund të përmenden edhe një certifikatë e marrë pranë Akademisë së Trupave të NATO-s, në Selanik, si dhe  tjetër nga Universiteti ‘George Washington’, SHBA.

Për sa u përket posteve të mbajtura në administratë ai ka qenë këshilltar i ministrit të Jashtëm, ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike dhe zv. Shef i Misionit për Shqipërinë në Turq si dhe këshilltar i kryeministrit Rama.