Vendosni fjalën kyçe....

Majmuni shkakton trazira në qytet, pasi e ngacmojnë kafshon disa persona (Video)


Një majmun endacak sulmoi disa njerëz, përfshirë fëmijë, në qytetin rus të Magnitogorsk të mërkurën.

Pasi u vu re nga banorët vendas, kafsha po merrej me ‘punët’ e veta dhe sillej me qetësi, sugjerojnë pamjet që qarkullojnë në internet. Megjithatë, pasi u ngacmua nga disa njerëz dhe qen, majmuni në fund u nervozua.

Një grua vendase u përball me majmunin në përpjekje për ta dorëzuar atë në polici. Gruaja tha për mediat se e ndoqi atë për një kohë, por përfundoi duke u kafshuar e më pas thirri policët.

“Na lejuan ta çonim në një dyqan, na dhanë një domate, u përpoqa ta joshja dhe më sulmoi. E thirra sërish policinë, më thanë se ishin rrugës. Më pas majmuni kafshoi një djalë dhe një vajzë 10-vjeçare. Prindërit e vajzës u përpoqën të kapnin majmunin, ai iu vërsul burrit, ai e goditi me shkelm në fytyrë.” – tha gruaja për mediat vendase.

Pas sherrit, majmuni thuhet se hyri në një stomatologji lokale, duke ikur nga klinika përmes një dritareje.

Deri më tani, të gjitha përpjekjet për të kapur majmunin kanë dështuar, me policinë që u kërkon banorëve vendas që t’i lajmërojnë për vendndodhjen e kafshës, por të shmangin përpjekjet e mëtejshme për ta kapur atë.