Vendosni fjalën kyçe....

Meta për formalizimin e basteve sportive: Rama delenxhi, përpjekje për të vendosur monopolin e tij dhe të familjes së tij


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur në konferencën e sotme për mediet lidhur me dëgjesën e sotme publike të kryeministrit Edi Rama për formalizimin e basteve sportive.

Ai tregoi para gazetarëve një intervistë të vjetër televizive të kryeministrit Edi Rama, i cili citonte Kuranin kur vendosi të mbyllte kompanitë e basteve dhe t’i bënte ato të jashtëligjshme.

“Është edhe më e gjatë dhe e dini edhe ju. Treguesi i koherencës së jashtëzakonshme të një delenxhiu i cili me shqetësimin gjoja për të ruajtur fëmijët, të rinjtë, familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale në shoqërinë tonë, vendosi mbylljen atëhere dhe tani gjen gjoja një alibi që të ndihmojë sportin. S’e kush e pengoi këtë që të ndihmojë sportin dhe të mos i çojë lekët për të vjedhur, me miliarda euro me inceneratorë, me investime punblike të fryra pesëfish dhe dhjetëfish. Është thjesht përpjekje e tij, për të vendosur monopolin e tij, të klientelës së tij dhe të familjes së tij edhe sa i takon lojërave të fatit dhe bixhozit.

Është kaq aventurier dhe kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të vërë në baste të ardhmen e një vendi të tërë.”– tha Meta.