Vendosni fjalën kyçe....

Rama për rikthimin e basteve e llotove: Jam konsultuar me kryeministra e presidentë të vendeve të tjera, çfarë më thanë


Në dëgjesën e sotme publike lidhur me hapjen e aktivitetit të basteve sportive, kryeministri Edi Rama tha se është konsultuar për këtë me disa homologë të tij nga vende të tjera që i kanë ndaluar të gjitha pikat e basteve sportive. Dhe ai tha se ka marrë përgjigjen se është e pamundur të ndalohet aktiviteti online.

Ai madje pranoi se gjatë periudhës 4-vjeçare që në vendin tonë kanë qenë të palejuara, ka “lulëzuar” aktiviteti në të zezë nga organizatorë të cilët janë të skeduar si profile të larta kriminale.

“Qëkur ka nisur ky debat unë kam parë anën tjetër, anën time si të thuash duke u konsultuar me disa, s’po përmend emra se s’janë shumë, dy-tre kryeministra apo presidentë të vendeve që i kanë ndaluar komplet.

Dhe përgjigja e sinqertë ka qenë se online është i pandalueshëm. Problematika e online në të zezë është edhe në ato vende që për arsyet e tyre të natyrës ideologjike dhe morale e kanë ndaluar dhe me gjithë diskutimet që kemi bërë me ekepertë të botës dixhitale, rezulton e pamundur që të bllokohet sistemi.

Kjo edhe mua më bën të prirur për të qenë i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje, sepse është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duart e njerëzve që shkelin ligjin, dhe ku kanë figuruar aktivë dhe me përfitime krejt të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar.”– tha Rama.