Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët e klimës bëjnë thirrje për mosbindje civile


Klimatologët në mbarë botën duhet të largohen nga laboratorët e tyre dhe jo vetëm të dalin në rrugë, por të përfshihen në akte të mosbindjes civile për të përqendruar vëmendjen në katastrofën e afërt klimatike, ka argumentuar një grup shkencëtarësh në një artikull të botuar nga revista Nature Climate Change.

Grupi, i cili përbëhet nga pesë shkencëtarë të klimës dhe një shkencëtar politik i specializuar në studimet e mosbindjes civile, fajësoi ‘mosveprimin e qeverive, industrisë dhe shoqërisë civile’ për fatkeqësinë e mundshme dhe paralajmëroi se ‘koha është e shkurtër për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

Ata ‘me ekspertizë’ që janë ‘të gatshëm të përcjellin shqetësimet e tyre në një mënyrë më pa kompromis’ mund të përdorin mosbindje civile, thotë grupi më pas, duke vlerësuar taktika të tilla për ‘për të kapërcyer kompleksitetin e panumërt dhe konfuzionin që rrethon krizën klimatike’.

Bashkautorët përmendën gjithashtu aktivisten adoleshente të klimës, Greta Thunberg, e cila dikur u bëri thirrje ndjekësve të saj që vepronin njësoj sikur kriza të ketë mbërritur.

Pesë shkencëtarët britanikë dhe një zviceran pranuan se të gjithë ata ‘kanë marrë pjesë dhe kanë ofruar mbështetje për grupet që kryejnë mosbindje civile për të bërë presion për veprime klimatike’.

Gjashtë shkencëtarët lanë mënjanë çdo kritikë të mundshme se ata ose kolegët e tyre do braktisnin paanshmërinë duke marrë pjesë në protesta të tilla.