Vendosni fjalën kyçe....

“Solidaritet me Prishtinën” – Tubim edhe në Tiranë pas abuzimit seksual të 11-vjeçares në Kosovë


Sot në Tiranë është thirrur një protestë në solidaritet me tubimin në Prishtinë lidhur me abuzimin seksual ndaj një 11-vjeçareje katër ditë më parë.

Tubimi në Tiranë është parashikuar të mbahet në orën 18 e 30 në ‘Sheshin Nënë Tereza’.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Prishtinë më 27 gusht nga ora 17 e 30 deri afër mesnatës ku një e mitur 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga pesë persona, të cilët janë ndaluar.

Ditën e djeshme drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti u dorëhoq lidhur me ngjarjen ndërsa sot erdhi një tjetër dorëheqje, ajo e Ali Gashit, drejtor i Drejtorisë për Trajtimin e të Burgosurve e të Miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.