Vendosni fjalën kyçe....

Transferimi i shërbimeve publike, PD: Rama dhe Lame po hakmerren politikisht me Tropojën


Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kadastrës Artan Lame se u kanë hequr banorëve të Tropojës shërbimin e fundit që merrnin në qytetin e Bajram Currit, Zyrën e Kadastrës shtetërore.

Në një deklaratë për mediet nga selia blu, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Mimoza Hajdarmataj transferimi i kësaj zyre në Kukës e shton barrën e malësorëve të varfër.

“Dje pushteti i Ramës dhe Lames u ka hequr banorëve të Tropojës shërbimin e fundit që merrnin në qytetin e Bajram Currit: Zyrën e Kadastrës shtetërore.

E transferuar në Kukës, kjo zyrë e shton edhe më tej barrën e malësorëve të varfër, pasi distanca me qendrën e Qarkut është vajtje-ardhje 220 km, u dhe duhet të kalojnë 4 herë dy doganat me Kosovën!

Ky vendim është persekucion edhe për faktin se 80 përqind e pasurive të paluajtshme në rrethin e Tropojës janë të parregjistruara.”- tha Hajdarmataj.

Sipas saj, izolimi i Tropojës është një lloj hakmarrje primitive politike.

Deklarata e Hajdarmatajt

Dje pushteti i Ramës dhe Lames u ka hequr banorëve të Tropojës shërbimin e fundit që merrnin në qytetin e Bajram Currit:  Zyrën e Kadastrës shtetërore.

E transferuar në Kukës, kjo zyrë e shton edhe më tej barrën e malësorëve të varfër, pasi distanca me qendrën e Qarkut është vajtje-ardhje 220 km, u dhe duhet të kalojnë 4 herë dy doganat me Kosovën!

Ky vendim është persekucion edhe për faktin se 80 përqind e pasurive të paluajtshme në rrethin e Tropojës janë të parregjistruara. 

Të paregjistruara janë edhe mbi 90% të banesave në të gjitha fshatrat e rrethit.

Më poshtë një listë e shërbimeve që banorët e Tropojës duhet të marrin në qytete të tjera të vendit duke përshkruar qindra kilometra rraskapitëse:

-shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve kryhet në Kukës;

-shërbimi i tatim-taksave dhe i marrjes së vertetimeve të thjeshta kryhet në Kukës;

-shërbimet e Drejtorisë së Arsimit kryhen në Lezhë; 

-shërbimet e Drejtorisë së Shëndetit kryhen në Shkodër;

-shërbimet gjyqësore do të kryhen në Kukës me mbylljen e Gjykatës së Faktit.

Izolimi i Tropojës, duke i hequr çdo shërbim, në emër të reformave, nuk është qeverisje e mirë, por hakmarrje primitive politike.

Është një turp, si për Artan Ramën edhe Edi Lamen, por edhe për autoritetet vendore që mbyllin sytë dhe gojën, teksa nga Tirana u marrin erzin dhe u lënë autoritet vetëm mbi qentë endacakë. 

Kjo lëvizje nuk është reformë, por pjese e planit ë shpopullimittë vendit. Bëjua të vështirë jetën, që të marrin ruugët e botës! Kjo ka ka qenë e vetmja politikë e qëndrueshme  Edi Ramës në 9 vite pushtet.

Qytetarëve të Bajram Curit dhe të fshatrave të Tropojës u bëjmë thirrje të mos dorëzohen!

I garantojmë se me ardhjen e PD në qeverisjen e vendit shërbimet e transferuara jashtë Tropojës do t’u kthehen.