Vendosni fjalën kyçe....

Vjen dorëheqja e dytë në Kosovë pas rastit të rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares


Pas drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti vjen dorëheqja e dytë në Kosovë, pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një 11-vjeçareje.

Sipas medieve në Kosovë, ka dhënë dorëheqjen Ali Gashi, që deri më tani ka drejtuar Drejtorinë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashit, pasi njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.”– thuhet në njoftim.

Një ditë më parë dha dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Ngjarja e së shtunës ka tronditur opinionin publik në Kosovë, ku prej dy ditësh qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë mbushur sheshet dhe rrugët para institucioneve duke kërkuar drejtësi. Autoritetet kanë arrestuar pesë personat që dyshohet se kanë dhunuar të miturën, tre prej të cilëve janë gjithashtu të mitur.

E mitura e dhunuar ndërkohë është dërguar në një strehimore.