Dhjetëra banorë të Dibrës zhvilluan sot një protestë në Fushë Alie kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.
Sipas banorëve, projekti përmbyt sipërfaqe të mëdha me toka në zonë duke detyruar mijëra familje të shpërngulen.
Ata theksojnë se pas ndërtimit të digës 443 metra mbi lumin Drin, do përmbyten 32 fshatra.
Marrëveshja mes qeverisë shqiptare e kompanisë amerikane Bechtel për ndërtimin e HEC Skavicës u nënshkrua tetorin e shkuar. Edhe më herët projekti është kundërshtuar nga banorët që preken prej tij.
Në një takim me banorët e Dibrës pak kohë më parë, kreu i PD-së Berisha bëri thirrje për anulimin e projektit që sipas tij zhduk Dibrën e u bëri thirrje banorëve ta kundështojnë fort atë.