Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar kyeministrin Rama për ndërtimet në Tiranë gjatë kohës kur ka qenë kryebashkiak i saj.
Në një bashkëbisedim me qytetarë të Tiranës, Berisha tha se kryeqytetit e ka humbur identitetin pasi është përballur me batërdinë e ndërtimeve e të shkatërrimit që i ka bërë Rama.
“Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. U mor me bojatisjen dhe është gjë normale, por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit. Në 11 vite e kafshoi qytetin, siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Në 4 vite ka rindërtuar 12 km rrugë, gjithsej. Tirana ka kilometra të paasfaltuara edhe sot. Gjatësia e rrugëve është disa mijëra kilometra në Tiranë. Bëri një gjë të mirë. Bëri një vendim qeverie për të shpallur zonë të mbrojtur, atë zonë që e meritonte të ishte e mbrojtur dhe më vonë do t’i sulej me tërbim të shkatërronte këtë zonë. Nga 26 monumente kulture të shpallura, janë zhdukur dhe kanë ngelur 2-3 dhe ato presin kohën për tu rrafshuar.” – tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se askush nuk është kundër ndërtimeve të reja e moderne në Tiranë por atop duhet të bëhen duke respektuar traditën e kryeqytetit dhe kushtet urbanistike.
Kreu i PD-së shtoi më tej se në Tiranë po ndërtohen kulla pa u respektuar asnjë kriter e ku po pastrohen lekët e drgoës.
“Çdo qytet është normale që të ketë ndërtimet e kohës. Arkitektët e studios holandeze që merren me Tiranën apo Stefano Boeri janë të njohur. Këta arkitektë në Roterdam apo qytete të tjera kanë ndërtuar kryevepra, këtu ata transformohen me Ramën dhe me këtë kryetar bashkie ata përshtaten dhe gjithçka në Tiranë dikton pesha e drogës. Kjo që ndodh me Tiranën nuk ndodh askund në botë. Janë vërsulur ku të ndërtojnë një kullë pa asnjë lloj lidhje dhe plani. Pa asnjë lloj respekti për kushtet urbanistike. Absolutisht Tirana që unë njoha 60 vite më parë, fëmijë, ishte shumë herë me eprore në trashëgimi dhe vlera se sa Tirana e sotme me kulla që përfaqësojnë lakminë e papërmbajtur dhe jo rregullin. Me kulla që ngulen ku të munden dhe si të munden, mjaftojnë të lahen tonelatat e eurove dhe drogës.” – theksoi Berisha.