Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike. Ai e nisi mbledhjen duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për vjedhjen e parave të shqiptarëve përmes tenderave e koncensioneve.
Ai tha se administrata transformuar në një makineri gjigande vjedhjeje dhe plaçkitje.
“Ne mblidhemi sot, pas një vere shumë të nxehtë e cila vazhdon me temperaturat e larta të saj në shpitin dhe mendjen e qytetarëve shqiptarë. Sot, Shqipëria po zien, Tirana po vlon, pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhë dhe kjo është plotësisht e ligjshme sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëv e shqiptarë. Sot për fat të keq institucionet e këtij shtetit të mafies janë kthyer në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë.
Kur e them këtë e them jo për të injoruar se në administratën shtetërore ka edhe njërëz të ndershmë, por në këtë administratë hidhen mijëra firma në dokumenta, që gjehen në përputhje me ligjin dhe transparencën. Kjo ndodh sipas një ligji të njohur, kur kryeministri vjedh, vjedhja shndërrohet në sistem. Kur kryeministri del mbi ligjet, të tjerët me vrap i mbikalojnë ato. Kështu që e transformuar në një makineri gjigande vjedhjeje dhe plaçkitje, asnjë mekanizëm zyrtar, asnjë ligj dhe asnjë institucion nuk mund ta ndalojë më këtë makineri.
Vjedhja e pronës publike kulmon me aferat gjigande të Portit të Durrësit dhe Parkut të Butrintit.
Vjedhja e qytetarëve me çmime të prokurimeve publike bëhet gjithnjë e më e madhe. Sot në rast se në kryeqytetet e v endeve të BE-së, një shkollë ndërtohet me 650 mijë euro bazuar në standardet e manualeve të kostove të ndërtimit, Lali vjedhësi ndërton shkollën me 3 milion euro. Mos më shumë. Rrugët, është bërë e famshme, ndërtohen me çmime 8-10 herë më të larta se sa në çmimet në materialet e kostove të ndëtimit në BE. Nuk ka ligj, nuk ka manual, nuk ka asgjë që mund të ndalojë Edi Ramën dhe grupin e tij nga vjedhjet e papërmbajtura. Edi Rama po e trajton sot Shqipërinë fund e krye si çifligun e tij.
A mundet një njeri që për hobin e tij dhe të xhepave të tij, të vendosë 4 milionë euro në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, pa asnjë lloj funksioni përveç vjedhjes dhe kënaqësisë se mund të veprojë si të dojë me këtë popull. Me 4 milionë euro ndërtoheshin të paktën 6 shkolla të standardit më të mirë europian. Ato janë tani një instalacion druri për të shplodhur sytë e verbuar nga vjedhjet e Edi Ramës.”– tha Berisha.