Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea ‘zgjidh qesen’ në merkato, shpenzon mbi 290 milionë dollarë


Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit, Wesley Fofana nga Leicester para mbylljes së merkatos së verës, siç u konfirmua nga të dy ekipet e Premier League të mërkurën.

Francezi i është bashkuar londinezëve në një kontratë shtatëvjeçare me marrëveshjen që besohet të jetë me vlerë 81 milionë dollarë.

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, i cili mori përsipër klubin nga Roman Abramovich këtë verë, e përshkroi Fofanën, 21 vjeç, si një ‘mbrojtës shumë premtues që ka dëshmuar tashmë cilësinë e tij në Premier League në një moshë të re’.

“Ne jemi të kënaqur që arritëm të sjellim një nga talentet më emocionues të Evropës te Chelsea dhe të forcojmë më tej atë zonë të skuadrës sonë, si për këtë sezon ashtu edhe për shumë të tjera në vijim.” – shtoi amerikani.

Ardhja e Fofanës në ‘Stamford Bridge’ është pjesë e një liste shpenzimesh verore, e cila ka parë gjithashtu nënshkrimet ku janë shpenzuar shumë para me ardhjet e Raheem Sterling nga Manchester City, mbrojtësit Kalidou Koulibaly nga Napoli dhe mbrojtësit të krahut Marc Cucurella nga Brighton.

Në total, shpenzimet verore të Chelseat janë tashmë më shumë se 290 milionë dollarë.