Babai shqiptar i 10 fëmijëve është arrestuar në Vjenë, pasi sipas autoriteteve vendase kishte dhunuar familjarët e tij.
Siç shkruajnë mediet lokale, 42-vjeçari shqiptar kishte vendosur një “regjim terrori” të vërtetë ndaj familjes së tij.
Një nga vajzat e tij tha në ditën e dytë të gjyqit kundër në Gjykatën Rajonale të Vjenës: “Kemi kaluar gjithë jetën vetëm në shkollë ose në shtëpi. Dorezat e dyerve dhe dritareve u çmontuan, çelësat u hoqën.”
Kjo deklaratë e saj vjen për shkak të kontrollit të frikshëm dhe dhunës së babait të tyre. Shqiptari thuhet se frekuentonte rregullisht një kazino në Republikën Çeke dhe kyçte familjen e tij në apartamentin ku jetonin. Nëse ai humbte para, kishte rrahje.
Eksperti Peter Hofmann, i cili përveç dënimit me burg, kërkoi pranimin në një institucion për shkelësit e ligjit mendërisht anormal: “Do ta bëjë sërish, kemi të bëjmë me një sadist, që meqë ra fjala, nuk e pranon fare”.
Shqiptari këmbëngul: “Unë jam një njeri normal. Ajo për të cilën jam akuzuar nuk ka ndodhur kurrë.”
Një episod tjetër i rëndë i dhunës ka ndodhur me bashkëshorten. Pas një debati, 42-vjeçari shqiptar ka prerë kabllon në një nga linjat elektrike të dhomave dhe ka hyrë në banjë, kur gruaja po bënte dush, duke e futur skajin e paprekur të kabullit në prizë dhe anën tjetër ja ka vendosur në lëkurën e lagur, nënës së fëmijëve të tij.
Sipas ekspertëve që janë marrë me çështjen, vetëm tokëzuesi i linjës i ka shpëtuar jetën gruas.
Pas incidentit, gruaja ka shkuar në një strehimore me 10 fëmijët e saj.