Teherani ka miratuar zyrtarisht përdorimin e kriptomonedhës për importe në vend të dollarit amerikan dhe euros, tha ministri i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë Reza Fatemi Amin.
“Të gjitha çështjet që lidhen me kripto-asetet, duke përfshirë mënyrën e sigurimit të karburantit dhe energjisë, si dhe mënyrën e caktimit dhe dhënies së licencave, do pranphen.” – tha ministri.
Në fillim të këtij muaji, Republika Islamike bëri porosinë e parë zyrtare të importit duke përdorur kriptomonedhë, me vlerë 10 milionë dollarë. Ishte një test provë për lejimin e vendit të tregtonte përmes aseteve dixhitale që anashkalojnë regjimin e sanksioneve të SHBA. Përdorimi i kriptos do të lejojë gjithashtu tregtinë me vende të tjera nën kufizimet e SHBA.
Pritet që deri në fund të shtatorit, përdorimi i kriptomonedhave dhe kontratave inteligjente në Iran të përdoret gjerësisht në tregtinë e jashtme.
Irani po përballet me dekada me kufizime ekonomike, duke përfshirë një embargo në sektorët e naftës, bankave dhe transportit të vendit. Në vitin 2019, qeveria ndryshoi ligjet e aseteve dixhitale për të lejuar kriptomat e minuara në vend për pagesat e importit. Irani merr shumicën e mallrave të huaja nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, India dhe Turqia, sipas Trading Economics.