Një britanik është vrarë ndërsa ishte vullnetar si mjek në Ukrainë. Craig Mackintosh, nga Thetford, Norfolk, vdiq “në krye të detyrës” më 24 gusht. Kështu tha motra e tij Lorna Mackintosh, e cila ka mbledhur më shumë se 5 paund në një faqe GoFundMe për të sjellë trupin e vëllait të saj në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ju lutemi na ndihmoni ta sjellim këtë hero të luftës në shtëpi.”-shkruan ajo.
Sipas BBC-së, Zyra e Jashtme tha se po e mbështeste familjen e mjekut të vrarë. Në faqen e mbledhjes së fondeve, zonja Mackintosh tha: “Vëllai ynë me guxim doli vullnetar për të shkuar në Ukrainë si mjek për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve në këtë vend të shkatërruar nga lufta.
Ky njeri vetëmohues është aktualisht i bllokuar në një morg në Ukrainë dhe nuk ka ndihmë për ta çuar në shtëpi.”
Ajo tha se do të kushtonte rreth 4 mijë paund për të kthyer trupin e tij në Mbretërinë e Bashkuar. “Ai dha jetën për të shpëtuar të tjerët dhe duhet të kthehet në shtëpi për të pasur shërbimin që meriton.”- shtoi Mackintosh.
Që nga mëngjesi i së enjtes, familja kishte tejkaluar objektivin e saj, duke mbledhur më shumë se 5 mijë paund.