Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Edi Rama është i ikur, deputetët e Bashës karavidhe në shërbim të tij e Endri Fugës


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha se Edi Rama është i ikur dhe se do përgjigjet para drejtësisë për shkeljet e ligjit që ka bërë me firmën e tij.

Ai tha në emisionin ‘Open’ se kreu i qeverisë do ishte larguar me kohë nëse PD-ja do e kishte bërë si duhet detyrën dhe do kishte qenë e përkushtuar në misionin e saj.

Meta ironizoi edhe deputetët mbështetës të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se janë karavidhe në shërbim të Edi Ramës e Endri Fugës.

“Rama do përgjigjet me firmat e tij që i hedh fët e fët dhe kjo është e padiskutueshme. Ai ka frika nga vota e lirë. Edhe kjo kohë që i ka mbetur është qyl. Ai është pjesa më e errët e Partisë së Punës dhe Sigurimit të Shtetit. Popullin nuk e kontrollon pasi nuk kontrollon krerët e opozitës. Edi Ramën nuk e llogaris fare, ai do kishte ikur me kohë nëse PD-ja do kishte qenë e përkushtuar në misionin e saj. Edi Rama është i ikur, është çështje javësh. Këtu kemi të bëjmë me një delinkuent. Alibeaj me shokë janë karavidhe në shërbim të Edi Ramës. Në vend të merren me inceneratorët, janë në shërbim të Endri Fugës.” – tha Meta.