Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka thënë ‘se manipulimi i Autoritetit të Dosjeve do ndiqet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht’.
I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, ai tha se do autorizojë avokatin e tij që të ndjekë çështjen deri në fund duke akuzuar anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për manipulimin e fakteve dhe shkeljen e ligjit për sulmin ndaj tij.
Meta përsëriti se Autoriteti i Dosjeve është portali shtesë i kryeministrit Rama duke treguar edhe letrën që sipas tij vuri në lëvizje organin në fjalë.
“Më 25 korrik vjen një e-mail anonim te Autoriteti i Dosjeve. ‘Ky dhjetorist zhduku dosjen e tij’, thotë e-maili. Është identik me reagimin e Ramës. ‘Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur. Vazhdon ky më tej, megjithëse kishte zhdukur dosjen Ilir donte të dinte lëvizjet në Autoritetin e Dosjeve. Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur, viktima i shkollës së Ilir Metës. Ne ju japim vetëm 24 orë kohë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve. Tregojani të vërtetën e këtij Xhambazi…Në fund VFLP’, thotë e-maili. Ky paloçollëk vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve.Ky është palaçollëku që ka vënë në lëvizje Autoritetin e Dosjeve. Ky manipulim dhe falsifikim i fakteve dhe shkelja e ligjeve do marrë përgjigjen e duhur. Avokati im do e ndjekë çështjen kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.” – tha Meta.