Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u pyet nga gazetarët se kur do të mbahet protesta e parë.
Meta theksoi se shqiptarët në fakt duhet të jenë çdo minutë në protestë pasi sipas tij, qeveria e Edi Ramës u ka shpallur luftë qytetarëve të saj. Po ashtu ai shtoi se PL po përgatitet edhe për zgjedhjet lokale.
“Shqiptarët duhet të jenë çdo minutë në protestë, sepse këta nuk ndalen çdo moment duke bashkëpunuar me krimin, për të vrarë besimin e qytetarëve, këta vjedhin përditë.
Duket se ne jemi në luftë e jo Ukraina, sepse kjo qeveri iu ka shpallur luftë qytetarëve të saj.
Ne po përgatitemi edhe për zgjedhjet lokale, pa asnjë diskutim. Ne kemi pasur takim me përfaqësues nga gjithë vendi.
Vetë emri Partia e Lirisë sjell përgjegjësi tjetër e mision shumë fisnik.”– tha Meta.