U mbajt sot në Beograd ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave, “OpenBalkanËineVision”.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë fjalës së tij u shpreh se Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt. Sipas tij, kritikët e kësaj nisme janë duke gjetur gjilpërën në kashtë, duke iu referuar sulmveve të fundit që kjo nismë ka marrë,
“Ftoj qytetarët e Beogradit dhe të Serbisë që të vijnë deri të dielën e të provojnë shijen e verës. Beogradi është kryeqyteti i verës sot. Mund të shihni sa i rëndësishëm është Ballkani i Hapur si nismë. Shpresoj që prodhues nga vende të tjera të bashkohen me ne. Ne po përpiqemi që të heqim barrierat që kanë ekzistuar në këtë rajon. Nesër do kemi ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe atë të Hungarisë, kjo tregon interesin edhe të vendeve të tjera për nismën e Ballkanit të Hapur.
Vera bën njerëzit bashkë, hapa të mëtejshëm vijnë më pas. Shumë njerëz shpenzuan energji për të organizuar këtë event siç është. Dua të falënderoj në emrin tim, Edit, Dritanit, Dhimitrit dhe të Anës këta persona që ndihmuan për këtë panair. Kritikët e Ballkanit të Hapur po gjejnë gjilpërën në kashtë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm gjëra të mira e ne do të punojmë më me zell, që ta bëjmë rajonin më tërheqës për këdo.”- deklaroi Vuçiç.