Është rënduar bilanci i viktimave nga përmbytjet në Pakistan. Deri tani llogariten mbi 1200 viktima me 27 persona, përfshirë 8 fëmijë të cilët ndërruan jetë 24 orët e fundit.
Gjithsej 399 fëmijë dhe 246 gra humbën jetën ndërsa 3641 persona u plagosën që nga mesi i qershorit, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (NDMA).
Mbi 33 milionë pakistanezë në 80 rrethe në të gjithë vendin janë prekur nga reshjet e vazhdueshme dhe përmbytjet, tha NDMA.
Reshjet e vazhdueshme dhe përmbytjet e furishme kanë shkatërruar tashmë një pjesë të madhe të infrastrukturës dhe tokave bujqësore në të gjithë vendin, duke përfshirë dhjetëra mijëra shtëpi, rrugë dhe ura, dhe kanë çuar në ngrodhjen e afro një milion kafshëve.
Sipas NDMA, deri më tani 468,030 njerëz janë zhvendosur në kampet e strehimit dhe 118,247 njerëz janë evakuuar nga zonat më të prekura.
Përmbytjet e mëdha dëmtuan gjithashtu mbi 1.1 milionë shtëpi, ndërsa 372.823 shtëpi u shkatërruan plotësisht.