Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes të rinjve shqiptarë në Gjermani, 28-vjeçari plagos me thikë kolegun e punës


Një sherr me thika ka ndodhur mes dy shqiptarëve në në Karlsruhe në Gjermani. Mediat lokale shkruajnë një 28-vjeçar ka plagosur me thikë kolegun e tij të punës 23-vjeç të dielën rreth orës 22:10.

Sipas oficerëve të policisë se Karlsruhe-Südëeststadt autori i dyshuar është arrestuar në banesën e tij.

Mesa duket kishte pasur një debat të ashpër mes dy të rinjve mbrëmjen e së dielës në Ëilhelmstrasse.

28-vjeçari dyshohet se i ka shkaktuar 23-vjeçarit me thikë një prerje të thellë dhe me gjakderdhje të rëndë në pjesën e sipërme të krahut. I plagosuri më pas është dërguar në klinikë për trajtim, por ka mundur të largohet gjatë natës.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes shqiptarëve buron nga mosmarrëveshjet në sektorin privat.