“Në kallëzimin penal të bërë në SPAK për Autoritetin e Dosjeve keni vënë mbiemrin Metaj. Pse keni zgjedhur kështu?”- ishte një nga pyetjet që i drejtuan gazetarët Ilir Metës në konferencën e sotme për mediet.
Ish-presidenti u përgjigj se ka vepruar kështu në mënyrë që mos t’u lejojë pretekste organeve të hetimit, për ta vonuar këtë proces. Ai theksoi se nuk e ka ndryshuar kurrë mbiemrin e tij sepse s’ka gjë për të fshehur, ndërsa ka ripërsëritur akuzën se është kryeministri Edi Rama ai që e ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi.
“Që të mos i lejoj askujt asnjë pretekst qoftë dhe formal për ta vonuar këtë hetim të menjëhershëm që do të kontribuojë në shpartallimin e një komploti kundër pluralizmit në Shqipëri.
Asnjë herë nuk e kam ndërrruar emrin tim, ju e dini kush e ka ndërruar e ai është në një pozitë jo shumë komode me ligjin se ka patur dicka për të fshehur.
Ilir Meta as ka pasur as ka as do ketë gjë për të fshehur me gjthë qytetarët e Shqipërisë.”– tha ai.