Vendosni fjalën kyçe....

Alfred Peza dënon aksionin e IMT-së në ‘Prestige Resort’: Shantazh e shkelje ligji, Rama s’do e fitojë betejën me median


Ish-deputeti i PS-së Alfred Peza, aktualisht drejtor i mediave Panorama, ka dënuar aksionin e IMT-së për prishjen e një pishine në kompleksin turistik ‘Prestige Resort’ në Golem, hotel në pronësi të pronarit të televizonit News24 e gazetës Panorama.

Ai tha se aksioni i sotëm i ka të gjithë elementët e shantazhit ndaj medias dhe se IMT-ja ka vepruar duke shkelur ligjin.

“Të gjitha provat fakte qëndrimet , hapat e hedhur dhe kjo mënyrë arrogante dhe kundërligjore për këtë aksion të sotëm të çon tek ky konkluzion. IKMT nuk ka zbatuar ligjin dhe procedurën ligjore që duhet bërë në të tilla raste. pra sillet një vendim që nuk ka ardhur asnjëherë dhe tregohet fakti nëse është apo jo pa leje. Jepet kohë për zbatimin vullnetar ose i jepet kohë subjektit të shkojë në Gjykata të ankohet. Të gjitha këto procedura ligjore nuk janë zbatuar dhe kjo me thotë se e gjithë kjo bëhet për shkak se pronari i kësaj është botuesi i një nga grupe më të mëdha mediatike në Shqipëri dhe bëhet për shkak të qëndrimeve. Këtu është mirëpritur edhe grupi afgan pasi është konsideruar një resort i ligjshëm dhe me leje  në kushte kur ktheheshin nga një luftë. Kjo të bën të mendosh se kjo bëhet tani sepse tani ka filluar sezoni i ri , politik, dhe zgjedhjet janë në prag të dekretimit nga presidenti , dhe kjo është një shtantazh duke qenë se jemi edhe në prag të zgjedhjeve lokale.”­ – tha Peza.

Ai shtoi më tej se aksioni është kundër fjalës së lirë dhe grupeve që nuk janë të rreshtuara pro qeverisë.

Në fund Peza shtoi se askush nuk e ka fituar betejën me median dhe nuk do e fitojë as Rama.

“Sulm kundër fjalës së lirë, medias dhe grupeve që nuk janë rreshtuar pro qeverisë. Kanë ardhur këtu për të parë modelin e suksesit. Besoj se kanë qenë në dijeni të ligjshmërisë së plotë, është me leje ndërtimi që në 1996 dhe ka leje të firmosura nga të gjithë kryeministrat . Nga firma e Berishës, Nanon dhe kryeministrit Rama. Rruspat janë pas shpinës sonë dhe ato flasin vetë pa komentin tonë. Askush nuk e ka fituar betejën me median, jo vetëm në Shqipëri. Fjala e lirë në sisteme demokratike ka triumfuar gjithmonë. Këtë betejë me median se ka fituar as Sali Berisha, as Nano, as Meta dhe Pandeli Majko dhe nuk do ta fitojë as Edi Rama.” – tha Peza.