Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje drejtësisë: Veproni pa vonesë ndaj represionit të Edi Ramës kundër medias


Ish-kreu i PD-së Basha ka reaguar pas aksionit të IMT-së për prishjen e dy pishinave në Prestige Resort.

Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se me veprimet e tij për të kontrolluar çdo hapësirë mediatike po përpiqet të mbajë në këmbë qeverinë më të korruptuar e të inkriminuar.

Basha i ka bërë thirrje drejtësisë që të veprojë pa vonesë ndaj presionit të Edi Ramës kundër medias.

“Kur i shërben je mbi ligjin, nëse jo, ke përballë fadromat e tij. Me aktet e vazhdueshme për të kontrolluar çdo hapësirë mediatike, ER përpiqet të mbajë në këmbë qeverinë më të korruptuar dhe të inkriminuar. Drejtësia duhet pa vonesë të veprojë ndaj presionit të ER kundër medias.” – shruan Basha në Twitter.

Më herët lidhur me aksionin e IMT-së reaguan thuajse të gjithë deputetët e PD-së e Partisë së Lirisë e krerët respektivë duke dënuar aksionin si të paligjshëm dhe si kërcënim e shantazh ndaj medias e fjalës së lirë.