Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson këshillon britanikët në fjalimin e fundit: Blini çajnik që s’harxhon energji, do kurseni 10 stërlina në vit


“Nëse keni një çajnik të vjetër që kërkon shumë vite për të zier, mund t’ju kushtojë 20 stërlina për ta zëvendësuar atë, por nëse merrni një të ri, do kurseni 10 stërlina në vit në faturën tuaj të energjisë elektrike.” – tha kryeministri britanik në largim Boris Johnson në fjalimin e tij përfundimtar para gazetarëve në Suffolk të enjten.

Johnson shpjegoi se ndihma financiare për familjet që përballen me fatura rekord të energjisë, të cilat pritet të kalojnë mesatarisht 3,500 stërlina në vit kur të hiqet kufiri i çmimit në tetor, do përcaktohet nga pasardhësi i tij – Sekretarja e Jashtme Liz Truss ose ish-kancelari Rishi Sunak.

Megjithatë, ai i siguroi publikun se ndihma do ishte e bollshme.

“Sigurisht, do ketë më shumë para, shuma të konsiderueshme, kjo është absolutisht e qartë.” – tha ai.

Kryeministri në detyrë premtoi gjithashtu 700 milionë stërlina për të financuar një zgjerim të termocentralit bërthamor Sizeëell C, duke argumentuar se, ashtu si çajniku, investimi do jetë i nevojshëm në kushtet e reja ku është vendi

“Do ishte ‘çmenduri’ të mos e financonim atë pasi kështu do furnizonim gjashtë milionë shtëpi me energji e do hapim mijëra vende pune të reja.” – shtoi BoJo.

Një analizë e FMN-së e publikuar të enjten zbuloi se jo vetëm që Mbretëria e Bashkuar ishte më e goditura nga kriza energjetike e shkaktuar nga sanksionet e BE-së ndaj naftës dhe gazit rus, por se barra po binte në mënyrë disproporcionale mbi të varfërit, të cilët parashikohet të shpenzojnë gati tre herë më shumë nga të ardhurat e tyre nga energjia këtë vit sesa të pasurit.