Vendosni fjalën kyçe....

I shpëtuan atentatit në Vlorë, dy efektivët po ktheheshin nga Palestra



Dy efektivë në Vlorë i kanë shpëtuar një atentati mbrëmjen e sotme, pasi janë qëlluar me armë zjarri ndërsa po udhëtonin me makinë.

Sipas gazetës Panorama, dy efektivët Anxhelo Breshani e Narko Mehmetaj në momentin kur u qëllua me armë drejt makinës së tyre tip “Audi”, ata kishin qenë duke u kthyer nga palestra.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, një zonë me shumë lëvizje. Efektivët po udhëtonin me makinë private, jashtë shërbimit pasi po ktheheshin nga palestra.

Narko Mehmetaj

Narko Mehmetaj

Sipas policisë, Mehmetaj është me detyrë punonjës i policisë Kufitare Sarandë ndërsa Anxhelo Breshanaj është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje, pasi efektivët u kanë thënë kolegëve të tyre se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk kanë pasur përplasje të mëparshme.