Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Aksioni i IMT-së në ‘Prestige Resort’ i paligjshëm, koha t’i vëmë rruspën regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka dënuar aksionin e IMT-së në ‘Prestige Resort’ duke e quajtur atë krejt të paligjshëm.

Ai shkruan se aksioni është sulm ndaj lirisë e pavarësisë së mediave ndërsa thekson se tani është ‘koha për t’i vënë rruspat regjimit të rruspijeve’.

Sipas kreut të PL-së tani është koha për t’u dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj dhe që plaçkit vendin e shkatërron pronat e paligjshme.

Në videon e publikuar nga Meta dëgjohet zv.presidentja e grupit ‘Focus Media’, në pronësi të të cilit është Prestige Resort që pohon se kryeministri Rama ka tentuar të negociojë politikën editoriale të News24 e Panorama po kjo nuk do ndodhë.

“KOHA PËR T’I VËNË RRUSPAT REGJIMIT TË RRUSPIJEVE!

Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias. Koha për t’i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj dhe asnjë të drejtë themelore! Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin dhe shkatërron pronat e ligjshme!”